Sociale

AKU, aksion në zonat bregdetare, ndalohen dy furgonë që tregtonin qumësht jashtë standardeve




               Publikuar në : 10:42 - 10/08/18 |
mapo.al

Kontrolli i inspektorëve të AKU ndaj furgonëve që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës, por dhe më gjerë, ka zbuluar disa raste në shkelje.


Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.

Për sa më sipër, ndaj këtyre subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.

Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas