Kryesore

Aktorit shqiptar i vdiq vajza, merr lajmin se ajo ka fituar llotarinë amerikane

Më 19 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërroi jetë vajza e Çun Lajçit.

Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit, vdekje të cilën ai po e vuan ende.



Ai thuajse çdo ditë ndan momente kujtime ku shpreh mallin ndaj Bubulinës.

Lajçi përmes një shkrimi të gjatë, shkruajtur nga Berna e Zvicrës tregon se si vajza e tij, e cila ka ndërruar jetë, tashmë ka fituar llotarinë amerikane.

Këtë gjë aktori e kishte kuptuar përmes një e-maili.

Ky lajm e ka mërzitur tej mase atë, ndërsa ne iu sjellim vetëm një pjesë të këtij shkrimi të dhimbshëm.

Shkrimi i Çun Lajçit:

“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:

Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!

E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.

Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.

A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?

Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:

Urime Grin Carta Bubulinë.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas