Sociale

Aksioni në Velipojë u kthen qytetarëve 20% e hapësirës publike të zaptuar nga privati

Sezoni turistik në Velipojë i rikthehet normalitetit, pas operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të uzurpuara në mënyrë të paligjshme nga persona të ndryshëm që ushtronin këtë aktivitet pa lejen paraprake të autoriteteve lokale dhe pa paguar asnjë lloj detyrimi, taksa dhe tatime, ndaj shtetit.

Institucionet përkatëse kanë bërë ndërhyrjen për lirimin e këtyre hapësirave publike në Velipojë duke bërë të mundur sekuestrimin deri tani të gjithsej 1625 shezllonëve dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës. Si rezultat, është ri-vënë në dispozicion 20% hapësirë publike.



Masa janë marrë edhe për sigurinë në plazhe. Sot në Velipojë janë stacionuar 6 kulla vrojtimi, për të cilat janë trajnuar e çertifikuar nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar rreth 12 roje plazhi.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit u dakordësua me Bashkinë Shkodër për punësimin sezonal të rojeve bregdetare.

E njëjta gjë u arrit edhe në takimin e zhvilluar mes ZëvendësKryeministres Mesi me sipërmarrës të ndryshëm që ushtrojnë aktivitet në Velipojë, të cilët garantuan rritjen e numrit të rojeve bregdetare nga ana e tyre nëse gjykohet e nevojshme.

Për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Velipojë, janë marrë masa gjithashtu edhe për pika të tjera të rëndësishme si: garantimi i sigurisë ushqimore nga ana e çdo subjekti; prezenca e vazhdueshme e strukturave të rendit; menaxhimi dhe lufta ndaj ndotjes akustike; zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore apo iniciativa për jetëzimin e eventeve të kampingut; shërbimi shëndetësor nëpërmjet qendrës së saj verore 24/7 me staf të specializuar e me të gjithë bazën mjekësore; monitorimi më i rreptë dhe menaxhimi efikas i mbetjeve për një mjedis të pastër etj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas