Aktualitet

Aksioni kundër vjedhjes së ujit, grupet e Taks-Forcës ndërpresin lidhjet e paligjshme me rrjetin kryesor

Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm është shtrirë përgjatë gjithë linjave kryesore të transmetimit.

Grupe Task-Force, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, po vijojnë aksionin në terren për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet.



Në jo pak raste, ekspertët e UKT kanë konstatuara ndërhyrje direkte në tubacionet kryesore duke sjellë edhe humbje të sasisë dhe të presionit në rrjet.

Pas përfundimit të periudhës së lënë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për lidhjen e kontratave të reja dhe të prishjes së lidhjeve të paligjshme, nga 1 marsi ka nisur edhe përgjegjësia ligjore për ata që do të kapen në shkelje nga grupet e Task-Forcës.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas