Dikur

Aksioni i vitit 1985/ Kur shoqja Lenkë bënte ‘namin’… në korrjen e misrit ‘me goditje të përqëndruar’

Nga Kastriot Dervishi

Në galerinë e madhe të fotove të periudhës së gazepit komunist, po veçoj këtë herë këtë kolazh sa qesharak, aq edhe historik.



Në mes të popullit të fshatit të vuajtur deri në palcë, ka mbërritur ish kooperativistja, dikur mjelësja e dalluar, anëtarja e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Lenka Çuko (kjo mbulonte në linjë partie edhe problemet ushtarake dhe ato të punëve të brendshme, përfshi Sigurimin).

Megjithëse shoqja në fjalë i kishte lënë pas vite më parë këto gjëra, për efektin propagandistik të partisë, ajo së bashku me drejtuesit e rrethit të veriut janë vënë në një shfaqje teatrale përpara popullit në zhveshjen e misrit.

Skena qesharake ka dy plane: kontrastin e thellë midis udhëheqjes e popullit si dhe formën propagandistike të pjesëmarrjes së kuadrove në krye të fushatave.

Vihet re mënyra gati kinematografike e kuadrove të lartë në zhveshjen e misrit. Për fat të keq, këto forma propagande po i shohin edhe sot, madje në qendër të Tiranës./55news.al/

<
>
5c202af7e892287e68ae7eb1b9b04b2f 6fbabbc4c7f34121aa1312a05838f996 023e031fcaf678c768ef2b9eec5f3c55 44c49414226ab12467bfb572774ebbab 220px-Lenka_Cuko a4f10163cc0360c1967c7961b1308426 aed45c699bc3efa93bb5fb2e1b62d83a b3e3ce32eda28bb72974bc55c0c5dc4d_XL dfe3b80703e023599f5c838b9b01eb33 lenka-cuko-1
PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas