Kronika

Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, dy të vdekur

Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kanada. Katër anëtarë të një familje shqiptare që udhëtonin me makinë, u përplasën me një automjet tjetër në Ontario.

Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç. Të plagosur mbetën bashkëshortja e Fatos Metko, Maralba dhe vajza e tij Brianna. Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.



Ndërkohë, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën dy persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa e Winnipeg. Ndërkohë, tre persona të tjerë nga automjeti i dytë kanë mbetur të plagosur.

Fatos Metko dhe bashkëshortja Maralba

mooseson

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas