Kronika

Aksidenti në punë, vdes 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në Librazhd në rrethana ende misterioze.

Sipas versionit të parë të Policisë D.L. ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku  gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.



Nga ana tjetër sot Policia e Librazhdit bën me dije se për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona, mes të cilëve dy administratorë të dy firmave private, emrat e të cilave mbahen të fshehtë nga ana e Policisë. Po ashtu komunikata shkruhet në mënyrë të tillë sikur ngjarja është bërë e ditur më herët.

Mbetet e paqartë se pse Policia ka dalë me dy versione për ngjarjen, në njoftimin e parë thuhet se 24-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa në njoftimin e dytë thuhet se i riu ka vdekur në ambientet e brendshme të firmës.

Policia njofton se janë arrestuar:

  • Kostandin Capo, 41 vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec.
  • Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor).
  • Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas