Kronika, Kryesore

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, ja emrat e viktimave dhe shoferes

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një grua duke udhëtuar me makinë ka përplasur për vdekje 2 persona dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Kodër Kamëz.



Burime nga policia kanë bërë të ditur se shkaktarja e aksidenti me 2 të vdekur është Rozina Koleci, e cila është ndaluar nga policia.

Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 29-vjeçari Ramazan Isha, i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është përplasur.

Në këtë aksident mbeti e vdekur edhe vajza 7-vjeçare, E. N.

Në aksident u përfshinë edhe nëna e vajzës 7-vjeçare, Valbona Ndreu dhe vajza e vogël, 6 vjeç, po me inicialet E. N.

Nëna e dy vajzave është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vajza e vogël është në gjendje të rëndë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas