Bota

Aksidenti ajror me 8 të vdekur, shpëtohet mes rrënojave 12-vjeçari, i vetmi i mbijetuar

Një djalë 12-vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një avioni të aksidentuar që vrau tetë persona në Indonezi.

Sipas mediave lokale se djali është i vetëdijshëm. Ai u gjet nën rrënojat në një mal në afërsi të kufirit me Papua New Guinea mëngjesin e së dielës dhe është i vetmi i mbiejtuar nga aksidenti.



Avioni Pilatus humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror të shtunën pasdite, pak para se të mbërrinte në aeroportin e Oksibilit.

Ai kishte udhëtuar nga Tanah Merah, rreth 40 minuta fluturim në jug, në Oksibil në krahinën e Papua kur u rrëzua.

Në avion ndodheshin nëntë persona, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, fshatarët dëgjuan një zhurmë të pasuar nga një shpërthim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas