Kronika

Aksident tjetër në Librazhd, furgoni me pasagjer del nga rruga, dyshohet për të plagosur






               Publikuar në : 17:44 - 27/08/18 |
mapo.al

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Librazhd. Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një furgon taksi me pasagjerë ka dalë nga rruga.


Nuk janë ende të qarta rrethanat e aksidentit por dyshohet se moti me reshje ka favorizuar aksidentin.
Furgoni pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe fatmirësisht nuk ka rënë në rrjedhën e Shkumbinit që kalon paralel me rrugën kombëtare.

Dyshohet se ka persona të plagosur por ende e pakonfirmuar. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas