Aksident tek “Pallati me Shigjeta”, përplasen dy automjete…

Kronika



               Publikuar në : 13:45 - 17/08/18 |
enton palushi

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja në fjalë ndodhi tek “Pallati me shigjeta”.


Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur njëra pas tjetrës. Raportohet se një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime, ndërsa është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë frenimi i menjëhershëm i një prej makinave, ndërsa tjetra që ka ardhur nga pas e ka goditur. Sakaq, policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes.

<
>
aksident6 aksident65 aksidenti-544 (1) aksidenti-544

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas