Kronika

Aksident në Vlorë: 20-vjeçari i dehur në timon përplas familjen me fëmijë të vogël






               Publikuar në : 10:34 - 27/08/18 |
mapo.al

Një 20-vjeçar nga Tirana, i dehur në timon, ka përplasur me makinën e tij një familje që udhëtonte me një Peugeot në rrugën Vlorë-Sarandë, pranë Porto Palermos.


Fati deshi që familja e D.Z. që kishte një fëmijë të vogël me vete, të shpëtonte vetëm me lëndime dhe sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, Policia e Vlorës i ka vënë prangat  Elio Tushajt nga Tirana që drejtonte nën efektin e pijeve alkoolike, një  “Skoda” me targa “AA 139 SY”.

Tushaj akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas