Kronika

Aksident në Bulqizë, 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit e përplas këmbësorin

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Policia e Bulqizës ka marrë informacion se në fshatin Boçevë, njësia administrative Shupenzë, ka ndodhur një aksident rrugor.

 



Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:
shtetasi D.C., rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë, duke drejtuar automjetin tip “Passat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin D.K., rreth 23 vjeç, këmbësor. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas