Kronika

Aksident me vdekje në Mallakastër




               Publikuar në : 09:54 - 19/09/18 |
mapo.al

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15 në fshatin Aranitas të Mallakastrës.


Viktima është një 27-vjeçar me iniciale P.Z., drejtues i mjetit tip “Opel”. Makina që ai drejtonte humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Shoferi ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri që ndodhej në mjet, 31-vjeçari me iniciale A.Z. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i policisë dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas