Kronika, Kryesore

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Fushë Krujë, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Milot-Fushë Krujë, ku për pasojë kanë vdekur dy të rinj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:58. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një mjet tip “Volkswagen” me targa “AA 744 NJ”, doli nga rruga e për pasojë u plagosën 4 persona, dy prej të cilëve vdiqën në spital.



Mësohet se viktimat janë Erald Uzuni, 26 vjeç dhe pasagjeri, Klodian Vladi, 21 vjeç, ndërkohë të plagosur janë shtetasit Mario Uzuni, 18 vjeç e A.C., 23 vjeç.

Mario Uzuni 18 vjeç, djali i xhaxhait të Erald Uzunit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Makina me të cilën lëviznin të rinjtë ka dalë nga rruga.

Dyshimet e para janë se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, që ka bërë saltro disa herë para se të përfundonte në një arrë anë rruge.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 26.05.2018, rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E.U. 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K.V. 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë dhe shtetasi A.C. 23 vjeç, ndodhën nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas