Kronika, Kryesore

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël. Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete.

Nga përplasja mes tyre një autoveturë është përmbysur, ndërsa tre të tjera janë dëmtuar pjesërisht. Nga aksidenti tre persona kanë marrë plagë të rënda, kurse dy të tjerë dëmtime fare të lehta.Të njëjtat burime raportuan se të plagosurit janë shtetas të huaj. Ata janë transportuar me urgjencë me autoambulanca në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.



Një burim i besueshëm bëri me dije se të aksidentuarit janë shtetas polakë dhe se gjendja e tyre është nën mbikqyrjen e ekipit mjekësor të Spitalit të Elbasanit. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është ngushtimi i rrugës në zonën ku ka ndodhur rrëshkitja e masivit shkëmbor në fillim të këtij viti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas