Kryesore, Universitet

Akreditimi mbaron në gusht, dekanët të shqetësuar për Universitetin e Tiranës, letër ministrisë

Në shtator të vitit 2017, Universiteti i Tiranës u vlerësua si më i dobëti i të gjitha universiteteve publike dhe private në vend.

Universiteti i Tiranës nuk e kaloi provimin për Burimet, Kurrikulat, Mësimdhënien dhe Punën Kërkimore dhe për këtë arsye iu dha vetëm një vit akreditim. Duke ngritur një pikëpyetje të madhe brenda universitetit dhe tek studentët në veçanti.



Ata janë në dilemë: do të aplikojnë për të studiuar në një fakultet të akredituar apo të paakredituar? 9 muaj më vonë, kur Universitetit të Tiranës i përfundon afati i akreditimit në gusht, ky i fundit ndodhet në të njëjtën situatë. Top Channel ka siguruar shkresën që 4 dekanë, ai i Ekonomisë, i Drejtësisë, i Shkencave Sociale dhe i Gjuhëve të Huaja i kanë dërguar Ministrisë së Arsimit, të cilës i kërkojnë të publikojë raportin final për verifikimin e veprimtarisë së Universitetit të Tiranës, që duhet të ishte publikuar rreth 2 muaj më parë.

“Aktualisht, të gjitha problematikat e administrimit të krijuara që prej gati 2 vitesh, jo vetëm vazhdojnë, por janë thelluar akoma më tej. Sot nuk funksionojnë një pjesë e mirë e shërbimeve për studentët dhe situata e Universitetit të Tiranës është në gjendje kritike për shkak të një personi të vetëm dhe qëndrimit të tij të hapur dhe me vullnet në kundërshtim me ligjin”.

Shkresa në fjalë tregon se konflikti i brendshëm mes drejtuesve më të lartë të Universitetit të Tiranës, po dëmton gjithë universitetin, por më së shumti krijon paqartësi te studentët aktualë, por edhe te të rinjtë që duan të aplikojnë në degët e universitetit më të madh shqiptar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas