Arkiva 2

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Themelohet forumi i intelektualëve shqiptarë

Për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë, me nismën e disa intelektualëve shqiptarë është themeluar Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave. Pikërisht dje Gjykata e Qarkut të Tiranës miratoi krijimin e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, e cila u themelua më 17 dhjetor 2011. E ideuar sipas modelit të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave (American Academy of Arts and Sciences), e cila dallon nga Akademia Kombëtare e Shkencave (National Academy of Sciences) në ShBA, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u krijua me dëshirën dhe vullnetin për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Anëtarët e kësaj akademie marrin përsipër të shërbejnë pro bono me njohuritë dhe talentet e tyre për gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri dhe për t’i ndihmuar krijimit të një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Kjo akademi synon, gjithashtu, të shërbejë si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet e shkencëtarëve dhe të artistëve shqiptarë për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare, për të shërbyer si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standardeve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale, si edhe për të popullarizuar edhe më mirë në tregun global të vlerave dhe ideve arritjet më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare. Në mbledhjen e themelimit të saj, Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave zgjodhi President Nderi të saj për jetë, shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Po në këtë mbledhje, anëtarët themelues të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave zgjodhën Presidencën e parë të saj, të përbërë nga: Ksenofon Krisafi (president), Alajdin Abazi (zv.president), Isuf Kalo (zv.president), Inva Mula (zv.presidente) dhe Fatos Tarifa (sekretar shkencor).

 



Anëtarët themelues të AShASh

 

Alajdin ABAZI, fizikan (Maqedoni)

Panajot BOGA, mjek

Luljeta BOZO, inxhiniere

Adrian CIVICI, ekonomist

Limoz DIZDARI, kompozitor

Dhimitër DHORA, biolog

Përparim FUGA, fizikan

Romeo GURAKUQI, historian

Gëzim HOXHA, arkeolog

Ermonela JAHO, soprano

Helena KADARE, shkrimtare

Ismail KADARE, shkrimtar

Isuf KALO, mjek

Ksenofon KRISAFI, jurist

Xhevat LLOSHI, gjuhëtar

Piro MILKANI, regjisor

Inva MULA, soprano

Mina NAQO, matematikan

Llukan PUKA, matematikan

Skënder RIZA, historian (Kosovë)

Marenglen SPIRO, fizikan

Sali SHIJAKU, piktor

Fatos TARIFA, sociolog

Thoma THOMAI, skulptor

Pëllumb XHUFI, historian

Aleksandër XHUVANI, inxhinier

 

President Nderi

Ismail Kadare

Anëtarë nderi

 

Jean-Philippe ASSAL, mjek (Zvicër)

Amitai ETZIONI, sociolog (ShBA)

Lord Anthony GIDDENS, sociolog (Angli),

Pierre HASSNER, filozof (France)

Peter LUCAS, gazetar/shkrimtar (ShBA)

Mateo MANDALA, gjuhëtar (Itali)

Obrad SAVIC, filozof (Serbi)

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas