ShowBiz

Ajola Xoxa tregon prapaskenat e klipit ‘Drejt suksesit’

‘Drejt suksesit’ është projektim i parë muzikor që bëri bashkë Noizyn dhe Alban Skënderajt.  Kjo këngë përcjell një mesash të fortë për rininë shqiptare dhe u ‘përqafua’ menjëherë nga fansat. Pas këtij projekti ‘ka dorë’ dhe bashkëshorja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, si regjisorja e klipit. Ajola  Xoxa ka treguar detaje nga prapaskenat e realizimit të klipit dhe u është shumë mirënjohëse djemve.

‘Kjo foto eshte marre pas 12 oreve xhirim nen diell per videoklipin e kenges ‘Drejt susksesit’, nga @albanskenderaj dhe @zinizin, nje kenge qe e vleresova shume qe prej fillimit, per shkak te mesazhit shume te rendesishem qe percjell per rinine shqiptare: asgje nuk jepet falas, gjithcka arrihet me pune e sakrifice; asgje nuk arrihet vetem, por duke patur besim tek ata me te cilet punojme, e duke frymezuar e ndihmuar njeri-tjetrin.



Ky eshte edhe koncepti qe kam trajtuar ne video. E kam admiruar gjithmone mikun tim Alban Skenderaj per seriozitetin e madh me te cilin ai punon, duke deshmuar serish se suksesi i vazhduar ne kohe nuk arrihet nga frymezime momentale, dhe eshte pasoje jo vetem e talentit, por mbi te gjitha e perkushtimit serioz dhe pjekurise profesionale qe arrihet vetem dhe vetem prej punes se madhe.

Albani nuk eshte rastesisht nje artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai eshte nje profesionist qe nuk vetekenaqet asnjehere prej suksesit te radhes dhe qe te gjithe karrieren e tij e ka ndertuar ne saje te punes. Ashtu edhe Noizy, asgje nuk i eshte falur, ai eshte nje njeri i palodhur ne punen e tij dhe me nje korrektese dhe mirenjohje te jashtezakonshme ndaj te gjithe atyre qe punojne me te.  Faleminderit nga zemra Albanit dhe Noizyt per besimin e pakushtezuar qe me dhane ne realizimin e ketij projekti.’ ka shkruar Ajola krah fotos së realizuar me dy këngëtarët. /Gazeta Express/ 

 

 

 

PasPara

1 koment

  1. pak kemi erionken qe nuk dalloj jastekun griselda nga nje bark shtatzene tash dhe burrin e erionit ajolen,e pederastet rreth tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas