Arkiva 2

Ajo çfarë palët nuk duhet të presin nga 21 Janari

Në fakt, ajo çfarë palët nuk duhet të presin nga 21 Janari, është saktësisht ajo çfarë ato presin prej tij. Që nuk është e thënë se, duhet të jetë domosdoshmërish ashtu si ato shpresojnë. Madje, ajo çfarë palët shpresojnë, po merr përditë trajtat e një agresioni cinik kundër asaj date, sepse, që të dyja, nuk presin nga hetimi atë se “çfarë ka ndodhur”, por atë se “çfarë dëshirojnë që të ketë ndodhur”. Prandaj, edhe kur thonë “t’i shkohet deri në fund zbardhjes së asaj dite”, kjo më së shumti duhet kuptuar si një shpresë meskine se, pas plumbave mizorë mbi viktimat e pafajshme ose dhunën barbare mbi institucionet, ka më shumë se aq, fshihet diçka tjetër që është jo vetëm më e madhe, por më e rëndësishmja, më dobiprurëse. Që nënkupton se, sipas tyre (dëshirës së tyre), 21 Janari duhet me patjetër të ketë brenda intrigë politike, komplot revolucionar. Për një skenar tjetër, le të themi “më normal”, që ka të njëjtin marzh besueshmërie si ky për të cilin flasin gjithë ditën, as që duan të dëgjojnë. Thënë shkurt: palët presin që 21 Janari mos t’i zhgënjejë në pritshmëritë e tyre. Dhe pritshmëri do të thotë: implikim politik i kundërshtarit.



Sa është e mundur që të ketë implikim politik? Është po aq e mundur sa edhe të mos ketë aspak implikim politik. Dhe përderisa deri në këtë moment nuk kemi asnjë provë të besueshme se turmat erdhën para Kryeministrisë me orientim politik për t’i bërë rreshtore Kryeministrit, apo gardistët qëlluan me armë zjarri pas urdhrit politik të Kryeministrit, atëherë është më racionale t’i besojmë 21 Janarit ashtu si e pamë dhe jo ashtu si po përpiqen të na e interpretojnë. Në këtë vështrim, qëndrimet politike që palët kanë ndërtuar ndaj 21 Janarit janë kokë e këmbë absurde. Absurd është qëndrimi i mazhorancës për t’i zgjatur mandatin komisionit parlamentar për hetimin e 21 Janarit, absurd është disponibiliteti qesharak i opozitës ndaj prokurorisë në këtë hetim. Sepse kuptohet: Sali Berishës, më shumë se zbardhja e dhunës që një hordhi kriminelësh bënë kundër institucionit kushtetues, i intereson që pas tyre të qëndrojë Edi Rama. E njëjta gjë vlen edhe për këtë të dytin: më shumë se zbardhja e vrasësve të atyre katër qytetarëve të pafajshëm, i intereson që pas vrasësve të qëndrojë Sali Berisha. Të dy këta pretendojnë vetëm nektarin politik të 21 Janarit. Asgjë tjetër, asgjë më pak!

Por, përtej kësaj dhe pavarësisht gjithçkaje, për njëri-tjetrin ata do të ngelen përgjithmonë prapavija politike e asaj dite. Nuk ka rëndësi asnjë fakt dhe provë: për Edi Ramën, Sali Berisha ka qenë e do të mbetet urdhëruesi politik i atyre që qëlluan mbi demonstruesit. Nuk ka rëndësi asnjë hetim apo dëshmi: për Sali Berishën, Edi Rama ka qenë e do të mbetet organizatori politik i dhunës mbi institucionet kushtetuese. Me fjalë të tjera, nëse çështja shtrohet për të gjetur implikimet politike të 21 Janarit, atëherë nuk ka nevojë për sforcime të tjera. Palët, sipas dëshirës së tyre, “i dinë”.  Madje “i kanë ditur” me saktësi që atë ditë të një viti më parë. Po çfarë ndryshon kjo? Çfarë zgjidh në raport me 21 Janarin? Asgjë! Absolutisht asgjë!

Dhe pikërisht prej këtij fakti, ajo çfarë palët presin nga 21 Janari nuk është normale. Kjo sepse njolla politike që ato kërkojnë me obsesion te kundërshtari ekziston edhe pa u hetuar fare. Ngaqë njolla politike, sipas kulturës së tyre, nuk është fakt racional, por bindje irracionale. Të cilën nuk ia shkul dot nga koka as Sali Berishës për Edi Ramën dhe as Edi Ramës për Sali Berishën. Në këto kushte, meqenëse 21 Janarit historia na detyron t’i vëmë një emër, është më mirë që t’ia vëmë ashtu siç e pamë të gjithë dhe jo të na e imponojnë palët ashtu si kanë dëshirë që ne ta besojmë. Kjo do t’i ndihmojë shumë të gjithë për të gjykuar me gjakftohtësi mbi atë se çfarë dhe pse ndodhi atë ditë. Në të kundërt, nëse do të vazhdohet me vesin patologjik për të zbuluar me çdo kusht fajin politik te kundërshtari, atëherë 21 Janari do të jetë një mitër e mbarsur gjithmonë me urrejtje politike. Le ta mendojnë njëherë palët 21 Janarin si një tragjedi “më normale”! Le ta respektojnë më shumë dhe përdorin më pak! Dhe në fund, le të korrigjojnë pretendimet dhe mos të presin prej asaj dite atë që ajo, mbase, nuk ua jep dot: kapitalin politik!

PasPara

13 komente

  1. Arsyetime idiote, alla Shvejk, qe synojne te vendosin ne nje rrafsh pergjegjesit e vrasjeve me pergjegjesine e organizimit te demostrates?!?! E pabesueshme po e vertete?!?!

  2. shume qarte brava me duke shum idrejt shkrimi pa aneshm kjo iduhet shoqeris me shumic rurale.ne shqiperi:

  3. Arsyja pse do te quaja komunist I ndershem I partise eshte shume e thjesht, po harron me dashje te bejshe vlersimin midis atyre qe organizuan demostraten dhe atyre qe deklaruan se duhet te qellohet mbi demostruesit, duke qene se ke jetuar dhe jashte me thuaj shoku komunist ku ndodhe qe te jepet urdher per te qelluar ketu perfshi edhe kur demonstrata behet e dhunshme,me thuaj a ka vetem demonstrata paqesore apo dhe e kunderta, demokracia zhvillohet me parime demokratike, jeta mbi gjithçka , komunizmi preferon te kunderten zhdukjen, vrasjen per çdokend qe prek partin, injoranca prej analalisti ngelet e jotja dhe gazetes qe pranon keto shkrime. Tung!!!

  4. I nderuari z.Vasjari. I lexoj shpesh shrimet tuaja. Ne rastin konkret ju beni me teper sofizma, duke i a kaluar sa njeri tjetrit pergjegjesine per 21 janarin. Marrim dy momente te kesaj gjarje qe ju trajtoni se:-
    -se pari, demonstrata ishte dhune kunder institucioneve ,apo nje grup kriminelesh sulmuan institucionin kushtetues.
    Dihet se opozita padrejtesite dhe keqeverisjen e shpreh ne forma te ndryshme, nder to dhe me greva,tubime, demostrata etj.Ndodh qe shprehja e pakenaqesise e ketyre njerezve kalon dhe ne dhune. Pikerisht ne kete moment shteti duhet te tregoje reagimin brenda kuadrit ligjor. C'fare dhune u be ndaj institucionit te Kryeministrise, kur perplasja e demostruesve qe me policine u be ne bulevard? Po policia si e kreu detyren e saje, te cilet i kishin rreshtuar si "mish per top", komplet e paorganizuar dhe e papaisur me mjetete e nevojshme? Me teper policet u demtuan nga gazi lotsjelles dhe uji. Deri ketu perplasja eshte dicka normale. Keto gjera ndodhin dhe ne Europe, do kish te lenduar nga te dy palet dhe asgje me teper. Tragjedia ndodhi ne monentin kur demonstruesit po iknin dhe jane vrare e plagosur ne bulevard. Kjo eshte "themra e Akilit" qe kerkon zgjidhje. Kush e mban pergjegjesine ne rastin konkret, nje popull qe demonstron i paarmatosur per te drejtat e saja, apo ai qe vret jashte, ne emer te mrojtjes te instutucionit? Krahaso 21 janarin (kater te vrare,dhjetra te plagosur), me 14 shtatorin 1998, u dogj Kryemimnstria dhe u pushtua RTSH por nuk u vra njeri.
    se dyti: ju tratoni qe opozita kerkon te beje fajtor per vrasjet z.Sali Berisha. Ne rast se Ju do te pyetni specialistet dhe lexoni rregulloret per detyrat e Gardes, pergjegjesia ka shkalle jerarqike. Ju si jurist z.Vasjari e dini cdo te thote kjo dhe kush mban pergjegjesi. Vetem nje pyetje jo profesionale do tju beje. A ka burr nane, qe ne Kryemistri ishte z.Sali Brisha dhe te urdheronte ndonje tjeter qe te shtihej ndaj demonstruesve? Nuk po krahasoj ministrat apo deputete te cilet jane thjeshte "yesman". Besoj se me kuptoni me kaq.
    Perfudimisht duhet te theksoj, cdo gje qe flitet nga te gjithe anet e politikes jane tymnaje per t'ju larguar pergjegjesise. Me mire heshtni sepse jane vrare njerez te pafajshem ne bulevard. Drejtesia le te beje punene e saje duke dhene e nxjere fajtoret para ligjit.

  5. eshte nje fjale Popullore qe edhe Qori e ka pa sekush eshte fajtori per 21.jan. kthene kameren kur Edi Muti jep signal krimineleve sulm Policise.pra EdiMuti eshte pergjegjes per ata 4 veta edhe diqka ejani ne Finland amundesh me protestue Policia te tredhe .kjo ashte evertet.

  6. Ne rast se do te kishe vdekur ndonje nga policet apo gardistet qe u qelluan tre ore rresht me gure cfare do te ndodhte?

  7. E fyeni keq gazeten tuaj, se pari, ne planin elementar logjik, duke ekspozuar keto shkaravina,te nje tipi vanitoz dhe te pa formuar.

  8. Mua me vjen shume keq qe vihen ne nje rrafsh ata qe vrane me ata qe supozohet qe kane organizuar nje protest te dhunshme.Kjo eshte nje logjik prej debilesh qe nuk e kane iden fare sesi funksionon shteti.Nuk ngrihet armet kunder qytetareve ! Kurre !

  9. Te nderuar qytetare, fshatare e emigrante, ne rast se nuk e kuptoni shkrimin, ky nuk eshte faji i autorit, por i prinderve tuaj qe nuk ju dhane mundesine qe te shkolloheshit. Ne rast se nuk ju pelqen shkrimi, ose evitoni te lexoni gazeten, ose jini minimalisht te edukuar ne shprehejen e gjykimeve dhe opinioneve. Ne rast se nuk ju pelqen autori, atehere e mos e lexoni shkrimin fare!

  10. Mbrojtja qe I ben kryeministrit eshte mjerane.Ai duhet te behet bur dhe te vetdozohet dhe te hetohet.C'far te keqe ka?Kur ai e ka te sigurt qe ka vepruar ne baze te kushtetutes dhe eshte I pa fajshem.?
    A mund ta bej kete Sali Berisha? Jo .Se Ai ka dhen urdherat per t'e qelluar mbi demostrusit,per te fshir regjistrimin e kamerave ne Sever. Pse? Kur ai eshte i sigurte qe ka mbrojtur kushtetuten! Pra per te krijuar Alibin e pafajsis.
    A eshte Hera e par qe ka ber krime Sala? Jo! Eshte '97 ta,eshte 12 shtatori '98,jan armet e shprndar neper popull qe vrasij akoma. Eshte deputeti Fatmir xhindi I vrar nga fallangat etij,Jan me dhjetra te tjer qe Jan vrar si Kosta Trebicka,Remzi Hoxha qe si gjenden kockat,Skandilajd Konomi,Hetusi ne Dures,Jan mbi 100 e ca bura nga Tropoja te vrar pritave,jan doktori Hazir Mala me shoke ushtar te UCK-s qe jan vrar ne prite ne Miliska,jan avjonet luftarak qe u urdheruan te bombardojne mbi Vlore. Dora S.Berishes eshte lyrer me gjak kaq keq.Keto dhe shume te tjera e bejne ate mos drejtohet vulnetarisht hetusis.

  11. Analize e perkryrer.
    Menyra e pershkrimit te ngjarjeve dhe nderthurja e tyre eshte perfekte.
    Ne kete rast ka pak per te diskutuar pasi jam komplet dakord me zotin Vasjari.

  12. Komplimente Z. Vasjari per analizen! Mendoj se eshte nder te rrallet zera ne medjat shqipetare qe mundohet te perciell ne analizat e ti shqetesimin e vertet te qytetarit shqipetar, jo militanteve te semure qe per fat te keq jane shtuar shume ndoshta jo per faj te tyre po nje kontribut te jashtezakonshem ne deformimin e arsyetimit te njerzve te thjeshte kan dhe pseudo "analistet" qe ne fakt jane megafonet e kraheve te ndryshem politik. Shpresoj qe zera si Z. Vasjari me gjykim me te ftohte e te arsyeshem te shtohen ne menyr qe te paksohen njerez si komentuesi "Bca" qe dhe kur ju digjet skedina ose kur ngelen kaps bejne pergjegjes te drejt perdrejte Sali Berishen ose Edi Ramen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas