Dikur

Ai e caktonte se kush do vdiste

Oskar Groening, ish- roje e SS-ve në Gjermaninë naziste, dridhet kur përshkruan horrorin në kampin e shfarosjes në Aushvic.

Ai pretendon se e përndjekin edhe sot ulërimat e viktimave dhe nuk do i harrojë kurrë fytyrat e bebeve duke u vrarë.



Por ndërsa Groening, 93 vjeç, pranon se ka dëshmuar shumë krime, thotë se nuk ka bërë kurrë një të tillë.

Prokurorët këtë javë vendosën se ai do të dalë përpara gjyqit, pasi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prokuroria thotë se në vitin 1944, ai ndihmonte për të seleksionuar se cilët nga 425 mijë personat e mbërritur me tren, shumica nga Hungaria, duhet të vdisnin në dhomat e gazit.

Ky lajm vjen pas atij se nazisti Alois Brunner ka vdekur në Siri në moshën 98- vjeçare.

Ai ishte i dyti në komandë pas arkitektit të Holokaustit, Adolf Eichmann dhe ka dërguar 129 mijë hebrenj në dhomat e gazit.

Ai u arratis nga Gjermania për në Siri në vitin 1954 dhe në një intervistë në vitin 1987 tha se “hebrenjtë e meritonin të vdisnin”.

nazi

Auschwitz-BirkenauAuschwitz-Birkenau

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas