Politika

Ahmetaj: Nga 1 janari nuk do të ketë kazino në zonat e banuara, ja ku do të vendosen bastet sportive

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi sot dekretin e presidentit të Republikës Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”” .

Ndërsa raportoi para deputetëve në Komision, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin për lojërat e fatit.



“Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto lojëra fatit ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat.” – u shpreh Ahmetaj, ndërsa garantoi se nga data 1 janar e vitit 2019 në zonat e banuara nuk do të ketë më kazino elektronike, ndërsa bastet sportive, do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra.

“Në 1 janar dua ta ndaj me qytetarët, dua ta ndaj me kompanitë, dua ta ndaj dhe me ju nuk do të ketë më kazino elektronike, në bazë të ligjit kazinotë elektronike do të largohen në zona ku me ligj do të lejohet ky aktivitet që nuk ka lidhje me zonat e urbanizuara. E dyta, në bazë të definicionit të ligjit do të ushtrohen klauzolat e rrallimit të zyrave të basteve, 1 në 200 metra.” – u shpreh Ahmetaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas