Kryesore

Ahmetaj: Kemi një ulje historike të papunësisë, Rama: Por kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat tha se  Shqipëria është vendi me papunësinë më të ulët në rajon dhe shtoi se ka arritur në nivelin më të ulët në vitet e tranzicionit.

Në deklaratën e tij Ahmetaj tha se  dhe raporti i INSTAT, deklaron se në Shqipëri janë vetëm 12.5% të pa punë, një nivel historik.



“Është publikuar sot nga INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi tjetër shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historikë, një 12.5 %, është një ulje për të gjithë vitet e tranzicionit.

Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Por a është e mjaftueshme, kjo? E rëndësishme është që jemi në trend zbritës dhe jemi me nivelin më të ulët në rajon.

Dua të sjell në vëmendje se në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë, dhe vetëm në maj janë realizuar më shumë se 3 mijë punësime, me bashkëpunim shtet privat,” tha Ahmetaj.

Kurse kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një takimi me të punësuarit e arsimit profesional në Durrës se Shqipëria do të marrë masa për fuqizimin e turizmit.

“Vitin e kaluar nga turizmi ka pasur 42 mijë të punësuar. Në 10 vitet e ardhshme presim që të shkojë në 250 mijë”, – tha Rama

“Shqipëria është ende peng i prapambetjes së profesioneve dhe zanateve që i duhen tregut të punës. Ata që mbarojnë arsimin profesional kanë mundësi për të hyrë më shpejt në punë. Ne nuk mund të rrisim rrogat sa kemi dëshirën, por një familje dhe një vend që jeton jashtë mundësive të veta përvëlohet pastaj. Duhet të jetojë brenda mundësive të veta. Vende pune ka për financier, teknologë dhe ekonomisë, por puna nuk vjen të shtëpia që të thotë ‘çohu nga gjumi të pimë një kafe një herë dhe të shohim ca do bëjmë”, vijoi ai.

Rama tha se në sektorin e turizmit ka një potencial të jashtëzakonshëm. Duke iu referuar pjesëmarrësev në takim, Rama tha: “Këtu kemi vetëm 6 kuzhinier turq, ndërsa ne menduam për 20 e ca vite vetëm për juristë… Kemi numrin më të madh të juristëve për metër katror në botë dhe sistemin e drejtësisë mizerabël në botë…”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas