Kryesore

Ahmetaj flet për ish-të përndjekurit: Ja kujt do t’i japim përparësi

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar në Komisionin e Ekonomisë shifrat për dëmshpërblimin që i kanë bërë ish-të përndjekurve. Referuar shifrave gjatë qeverisë së PD, Ahmetaj thotë qeveria Rama ka paguar 9.1 mld lekë, krahasuar me 7.9 mld lekë që janë dhënë nga qeveria e mëparshme. Ahmetaj tregon edhe se kush do të ketë përparësi

Arben Ahmetaj: Nëpërmjet këstit të nëntë, ne do të mbyllim gjithë pjesën e kategorisë parësore, pra ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin. Ka pasur një debat të gjatë edhe në parlament se cfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit politik. Unë dua të ndaj me ju disa shifra, të cilat tregojnë se  çfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit. Po të vini re në vitet elektorale 2009 dhe 2013, ish-qeveria ka tentuar të përdorë buxhetin e shtetit me emocione elektorale ndaj këtij grupi.



Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld. Sa i përket kategorisë parësore, në periudhën 2009-2013 kësaj kategorie i janë dhënë 1.5 mld lekë, ose 15 mln dollarë në 4 vite. 2014-2018 kategorisë parësore i janë dhënë 7.07 mld lekë, pra 70 mln dollarë.

Deri më sot, brenda mandatit të parë të qeverisë kanë marrë 70 mln dollarë. Ndryshimi i dytë që paraqesim në ligj është ndryshimi i raportit mes parësorëve, 70 me 30, duke i dhënë përparësi parësorëve. Ne do vazhdojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas