Kryesore

“Aha, nuk qenka flamuri shqiptar, flamurin zviceran mund ta nxjerrësh”

Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, festa përfshiu edhe Cyrihun.

Emocionet ishin të larta, sidomos për shkak se golat u shënuan nga dy shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri.



Policia ishte në gatishmëri pasi u shënuan disa përplasje me një të plagosur.

Në një rast, një flamur i Kosovës u dogj nga disa persona.

Në internet ka nisur të qarkullojë një video, e cila ka shkaktuar zemërim.

Një polic i kërkoi një gruaje, që po qarkullonte me makinë në Frishtrase në Cyrih, që njihet edhe si Rruga e Ballkanit, që të mos e nxirrte flamurin jashtë.

Kur gruaja i tha se ishte flamuri zviceran, ai u përgjigj: “Aha, më vjen keq, mendova se ishte flamuri shqiptar- flamurin zviceran mund ta nxirrni jashtë”.

Personi që ka postuar videon në faqen e njohur “20minuten” thotë se ky është një veprim racist.

Kurse policia thotë se efektivi ka vepruar në mënyrë shembullore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas