Aktualitet, Kryesore

Agron Shehaj dhuron rrogën e deputetit për 6 vajzat jetime: Do ta bëj me kënaqësi

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj njihet për gjestet e bamirësisë dhe nismat humane ndaj fëmijëve në nevojë.

Një gjest të tillë e deklaroi edhe në emisionin “Opinion” në tv Klan, kur mësoi mbi rastin e 6 motrave jetime në Kukës.



Duke parë gjendjen e mjerueshme dhe mungesën e kujdestarisë prindërore, deputeti Shehaj deklaroi se rrogën e tij si deputet tani e tutje do ta dhurojë për 6 vajzat jetime.

“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, u shpreh Shehaj, ndërsa shtoi se paga e tij është shumë pak në krahasim me mbështetjen që duhet dhënë këtyre fëmijëve.

Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën pa ndihmë dhe në mes të katër rrugëve.

‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e tyre tragjik dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndohmojnë këto gjshtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre.

Atyre disa vite më parë u ishte ndarë nga jeta babai, dhe para disa muajsh ka ndërruar jetë edhe e ëma, duke i lënë në mëshirë të fatit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas