Sport

Agjenti i Vidal: Mos ta teprojmë, ja si qëndron e vërteta e futbollistit me Interin dhe Barcelonën

Arturo Vidal, ashtu si edhe Modric, kanë qenë dy nga emrat e kërkuar nga Interi këtë merkato vere që nuk mbërritën kurrë në Milano. Për kilian që aktivizohej me Bayern-in, mediat italiane patën shkruar se ishte arritur akordi me zikaltërit dhe pritej vetëm zyrtarizimi.

Kjo nuk ndodhi dhe vetëm brenda pak ditëve mesfushori u bë futbollist i Barcelonës. Për këtë trativë që u përfol shumë ka dhënë versionin e tij agjenti i futbollistit, Giovanni Branchini, i cili për “RMC Sport” është shprehur:



“Bota ka nevojë për realitet dhe ekuilibra, kështu që nuk duhet ta teprojmë më kot. Interi nuk e kishte kurrë si zgjedhje të parë Vidalin, pasi kishte dëshirë të madhe të transferonte në Milano Modriçin. Ata nuk mund t’ia thonin futbollistit që është një alternativë e dytë dhe kur në skenë hyri Barcelona, askush nga Interi nuk insistoi ose të kundërshtojë ofertën e Barcelonës. Kjo është e gjithë historia.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas