KMR

Agjenti 007 mund të vdesë?

Është gati e paimagjinueshme, por zërat e mbledhur nga “The Guardian” e lënë të hapur si mundësi. Në filmin e ri të sagës së agjentit më të famshëm të globit, “007”-a ka mundësi që të vdesë.

Regjisori Danny Boyle ka lënë të kuptohet se do ta braktisë filmin, e në diskutim është vet prania e Daniel Craig, protagonisti i padiskutueshëm i serive të fundit.



Craig e pati deklaruar një herë se kishte ndërmend të mos e vazhdonte më këtë angazhim, por pastaj ktheu mendje, ndoshta edhe për nostalgji, apo mbase për pagesën e majme të ofruar.

Por, a do të jetë përfundimisht edhe ai pjesë e kastit, tani që Boyle profetizon largimin?

Emrat e zëvendësuesve qarkullojnë prej kohësh, e ndër ta spikasin Idris Elba dhe Tom Hardy. Fansave të superagjentit do t’iu duhet për çdo rast të presin vitin 2020 për ta shuar kureshtjen e tyre, si për sa i takon aktorit kryesor, ashtu edhe fatit të personazhit të adhuruar.

Vet seritë e fundit të sagës kanë qenë super të kushtueshme. Për “Skyfall” dhe “Spectre”, buxheti kapërceu 300 milionë dollarët. Xhirimet pritej të nisnin në tetor, por tani duket se do të ketë vonesa, që mund të shkojnë edhe deri në një vit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas