Kryesore

Agjenci udhëtimi, exchange dhe pasuri të tjera: Dy kushërinjtë nga Peshkopia, pronarë të disa bizneseve në Tiranë

Kanë dalë detaje të reja lidhur me grupin që solli në Durrës disa makina Tojota me miliona euro brenda.

Kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, ndërsa të dy rezultojnë pronarë të disa bizneseve në kryeqytet.



Alfred Vladi,njëri prej tyre, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira e këmbim valutor.

Të dyja kompanitë e tij janë regjistruar në vitin 2017.

Fusha e veprimtarisë së shoqërisë së parë është: Agjenci udhëtimi, makina me qira dhe huadhënie. Veprimtari e agjentit për transfertë parash në emër dhe në llogari të një subjekti financiar jo bankë. Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë. Veprimtari e agjentit komisioner. Shërbimet UnionNet-Western Union, shkruan Panorama.

Veprimtari e këmbimit valutor. Po kështu, edhe shoqëria tjetër në pronësi të tij, me emrin tregtar “Tirana Rental Car”, ka pothuajse të njëjtën fushë të ushtrimit të veprimtarisë. Ndërsa të dyja janë me qendër në zonën e Laprakës, në Tiranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas