Sport

Afrimet e reja e nxjerrin jashtë formacionit, Simone Zaza mund të zëvendësojë Balotelli-n

Me afrimin e Michy Batshuayi-t dhe Kevin Gameiros duket se për Simone Zaza-n nuk ka më vend te Valencia. Për këtë arsye sulmuesi italian po kërkon të zhvendoset diku tjetër ku mund të luajë si titullar.

Pas Torinos, që ka kohë që interesohet për futbollistin, në garë është futur edhe ekipi i Nice, që e shikon sulmuesin italian si zëvendësuesin ideal të Mario Balotellit, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit francez largimin, shkruan “L’Equipe”.



Mbetet për t’u parë deri në fund se çfarë do të ndodhë, por Zaza ndryshe nga ç’pretendon me siguri po humbet në ngjitjen e shkallëve në karrierë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas