Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, Rama: Punimet shpresoj brenda verës, fluturimet në 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News,

Tare: Aeroporti i Vlorës. Kur do të fillojnë investime?



Rama: Tani jemi në negociata dhe brenda verës maksimumi ne do të inagurojmë fillimin e investimeve dhe ambicia jonë është të jetë funksional në fillim vitin 2020.

Tare: E keni promovuar edhe për Air Albania. A nuk janë pak si shumë strategjike këto investime për të bashkëpunuar me Turqinë?

Rama: Pse çfarë ka Turqia? Është një partner strategjik i ynë. SHBA janë aleat strategjik, Turqia është partner strategjik. Në radhë të dytë nuk është se na erdhën nga Amerika apo Gjermania dhe i thamë prit se do ta bëjmë me Turqinë. Është biznes dhe ne po punojmë për një marrëveshje të favorshme. Së pari t’i japim Shqipërinë aeroportin e dytë strategjik për zhvillimin e Shqipërisë. Shpresoj shumë të çelim brenda këtij viti edhe aeroportin e Kukësit, i cili do të jetë për një kategori tjetër fluturimesh dhe më në fund Shqipëria të ketë linjën e vet ajrore. Jam mirënjohës pafund të përfshirjes së Turkish Airlines në këtë proces, pasi është një garanci për suksesin e kompanisë sonë ajrore.

Tare: Ka afate?

Rama: Shpresoj që kjo verë të jetë vera që avionët e linjës shqiptare të nisin fluturimet që do të jenë më cilësore dhe që do të sjellin edhe ulje çmimesh që njerëzit me të drejtë ankohen. Janë dy gjëra shumë të mira për Shqipërinë, të tjerat janë siç i thoshte i madh Gjergj Fishta “Dokrra hini”.

Turkish do të jetë partner, do të vërë në dispozicion avionët, pilotët dhe kjo bëhet fal mbështetjes së Presidentit me kërkesën time këmbëngulëse. Do jenë një kompani që do të operojë si të gjitha të tjera. Deri në një masë…sepse BE nuk lejon deri në një kuotë. E gjithë kjo vjen  si rezultat i këtij partneriteti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas