ShowBiz

Adrola Dushi ndahet nga bashkëshorti, rrëfen edhe arsyet!

Prej shumë kohësh është përfolur në media se modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Adisi me të cilin ka një djalë, Troin. Modelja shumë herë i ka përgënjeshtruar lajmet duke u shprehur se arsyeja e vetme pse ata nuk janë bashkë për momentin është sepse Adisit nuk i kishin dalë dokumentet për të jetuar me të në Amerikë.

Mirëpo siç duket lajmet për ndarjen e tyre kanë qenë të vërteta pasi e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Adrola e ka pranuar për herë të parë që ajo dhe Adisi nuk janë më bashkë. “Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj.



Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola, shkruan Xing.al. E pyetur mos zgjodhi karrierën në vend të Adisit, modelja u përgjigj: “Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera. Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë”.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, ka theksuar modelja.

<
>
87 adrolaaaa_1466597985-9892597 adrola-dushi_1461261904-6827234 adrola-dushi1_1461261872-874978 adrola-dushi-1-1200x630 adroladushi2 adrola-dushi3_1469475002-935846 adrola-dushi4_1469475002-824516 adrola-dushicofverfoto auto_Screenshot_41523259324 get images

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas