Kronika

Adriatik Llalla “arratiset” jashtë vendit, avokati Hazizaj: E përfaqësoj unë

Nga Klodiana Lala

Në kulmin e përplasjeve me ambasadorin amerikan Donald Lu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla zgjedh të bëjë një udhëtim jashtë vendit.



Në ditët kur zhurma rreth emrit të tij, sa vjen e bëhet më e fortë, për shkak të hetimeve të nisura nga prokuroria e Durrësit, Llalla zgjedh të kontraktojë një mbrojtës ligjor.

Sokol Hazizaj, ka siguruar një prokurë të posaçme për të përfaqësuar ish-kryeprokurorin në procese të mundshme penale, çështje civile apo administrative.

I kontaktuar nga “News 24” dhe “BalkanWeb”, Hazizaj deklaroi se një javë më parë iu drejtua me një memo prokurorisë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *