Kronika

Adoleshentja nga Tirana zhduket në mënyrë të mistershme

Një adoleshente nga Tirana rezulton e zhdukur.

Bëhet fjalë për 14-vjeçaren me inicialet E.H. e cila është larguar nga banesa një ditë më parë.



Denoncimin në polici për largimin e saj e ka bërë nëna 34-vjeçare po me inicialet E.H.

Ajo ka deklaruar se ishte larguar për pak nga shtëpia dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur vajzën.

Pasi është interesuar tek të afërmit dhe shoqet e minorenes i është drejtuar policisë për ndihmë.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan vajzën të largohet nga banesa.

Policia ka nisur kërkimet për vajzën ndërkohë tregohet e rezervuar për detajet të tjera.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas