Teknologji

Adoleshentët preferojnë të komunikojnë online më shumë se sa përballë

Sipas një studimi dhe sondazhi, thuajse dy të tretat e të rinjve janë pro komunikimit online se sa komunikimit përballë sa i takon mqive.

Sipas një studimi më shumë se 2/3 e adoleshentëve shprehen se duan të komunikojnë me miqtë e tyre online në chat se sa përballë, ky studim po kryhet nga kompanitë e teknologjisë të cilat po përpiqen që të ndihmojnë prindërit dhe fëmijët që të monitorojnë kohën e tyre në rrjet.



Studimi i kryer nga NGO Common Sense Media, është një përditësim i një studimi të ngjashëm të kryer në 2012 që ishte në fakt i pari dokument që dëshmonte influencën e medias digjitale tek adoleshentët. Ky studim vjen në castet kur gjigandët e mediave dhe teknologjisë si FacebookApple dhe Alphabet GOOGL po përpiqen që të adresojnë siç duhet shqetësimet e prindërve për një kontroll  tek të rinjtë dhe adoleshentët për orët e shumta që harxhojnë përballë ekranit.

Përqindja e adoleshentëve që janë shprehur se preferojnë të bisedojnë përballë me miqtë e tyre ka rënë nga 49% në 32%, sipas studimit më shumë se 1.000 adoleshentë të moshës 13 deri 17 vjec kanë qenë pjesë e këtij studimi nga Marsi në Prill.

“Nuk mund të bësh asgjë tjetër vetëm se të thuash “Cfarë po ndodh këtu?’— pastaj të krijosh disa spostime thelbësore në mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njëri tjetrin dhe se si do të komunikojnë në të ardhmen” shprehet Vicky Rideout, përgjegjës tek VJR Consulting, bashkëautor dhe kërkues kryesor në projektin në fjalë.

Zonja Rideout vë në dukje dy zbulime të tjera. E apra është rritja e përqindjes së adoleshntëve – në 54% nga 44% të dy viteve më parë—që shprehen se objektet teknologjike u tërheqin vëmendjen atyre kur “duhet të kenë vëmendjen tek njerëzit që po shoqërohen.” Zbulimet e tjera tregojnë se një numër i caktuar adoleshentësh, 44%, shprehen se janë të frustuar me miqtë që qendrojnë kaq gjatë në telefon kur janë në shoqërinë e tyre.

“Nisa të mendoj mos po futemi në një vorbull. Ti je i hutuar me njerëzit kur je me to ndërsa ato janë të hutuar  dhe kjo nuk është fort e këndshme prandaj dhe ti nis të komunikosh online,”  u shpreh zonja Rideout.

NGO Common Sense, me qendër në San Francisco, promovon mediat e sigurta dhe teknologjinë për fëmijët.

Studimi sugjeron edhe nënvizon rritjen e përdoruesve të adoleshentëve tek social media, 89% e tyre shprehen se kanë smartphones krahasuar me 41% të gjashtë viteve më parë.

Tani, 70% e të rinjve shprehen se ato e përdorin median sociale një herë në ditë krahasuar me 34% të adoleshtëve që e përdornin gjashtë vjet më parë; 38% e adoleshtëve shprehen se janë aktivë në mediat sociale brenda një ore disa herë dhe 16%.e tyre shprehen që e përdorin thuajse në mënyrë konstante.

“Lajmi i mirë është që adoleshentët janë më të informuar dhe në dijeni të të mirave dhe të këqiave se sa disa vite më parë”,- u shpreh Jim Steyer, drejtori ekzekutiv i Common Sense, ai u shpreh në një intervistë.

“Lajmi I keq është që ato duan të komunikojnë me njëri tjetrin online më shumë se sa përballë. Si një prind dhe mësues, e gjej këtë zbulim shumë shqetësues”.

Ndërsa adoleshentët kanë dije dhe njohuri mbi rrjetet sociale, shumica e tyre nuk i rezistojnë dot atyre. Mbi 70% e tyre shprehen se besojnë që kompanitë e teknologjisë manipulojnë përdoruesit e tyre që këto të shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet e tyre.

Pesëdhjetë e shtatë përqind e adoleshentëve shprehen se mediat sociale është një hutim i përhershëm gjatë detyrave të shtëpisë. Gjithsesi 31%.e tyre shprehen se I fikin telefonat përgjatë gjithë kohës që kanë detyra shtëpie.

Kur adoleshentët u pyetën se cilën media sociale frekuentonin më së shumti, 41%.e tyre u shprehën se përdorin Snapchat; 22% u shprehën se përdorin Instagram; dhe 15% Facebook.  Gjashtë vjet më parë, 68% e të rinjve kishin media sociale të preferuar Facebook./Opinion.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas