Sport

Adil Rami ‘merr në qafë’ Francën, dëmton ‘yllin’ e ‘gjelave’ në stërvitje






               Publikuar në : 19:23 - 12/06/18 |
mapo.al

Duhet të ishte personi i cili do të shpëtonte Francës nga ndonjë gol i sigurtë, por mbrojtësi Adil Rami i ka bërë ‘gjelat’ me zemër 2 ditë para Botërorit pasi ka dëmtuar Mbappe-n në stërvitje.


Futbollisti i blerë nga Paris SG për 180 mln euro pritej të ishte ‘ylli’ i skuadrës në Botëror, por duke parë mënyrën sesi u largua nga stërvitja ka pak shpresa që ai të luaj në ditët e ardhshme.

Një ndërhyrje nga prapa e Rami ka lënë të shtrirë në tokë Mbappe-n. Në orët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth dëmtimit të 19-vjeçarit.

Kujtojmë që ndeshja e parë e Francës në Botëror është ditën e shtunë, më 16 qershor kundër Australisë.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas