Media

Adi Krasta rikthehet në ekran, ja dy projektet e tij televizive

Adi Krasta rikthehet në ekran. Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.

E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.



Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.

Pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizionin më të madh informativ në vend. Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.
Kthimi i Krastës është një tregues se News24 do të konkurojë fuqishëm edhe televizionet gjeneraliste ne programacionin e orarit më të shikuar të ditës në televizion, ai që në gjuhën e përditshme njihet si “prime time” .

Moderatori në bashkëpunim me stafin e News24 ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e studios së emisionit dhe brenda pak javësh pritet të dalë në transmetim.

PasPara

1 koment

  1. Per studion nuk ka pse lodhet shume, si perhere ky kopjon studiot e huaja, (dmth i verteton europianeve qe edhe ky mund ti vendose tavolinat dhe ndenjeset si ne studiot e tyre..por puna ka arritur deri aty sa edhe mediat e huaja e kane perfolur me emer per kete shkak) kjo eshte e turpshme po kujt i thua
    Ky e konsideron zgjedhje te zgjuar sepse njeh vetveten….vetem duke kopjuar mund te tentoje per ndonje sukses,

    Problemi kryesor eshte se me narracionin shume te keq mund te demtoje ne formimin e atyre femijeve qe rastesisht mund te kene shtypur butonin e telekomandes te news 24 tani e tutje

Leave a Reply to Niko Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas