Aktualitet

Abuzuan me ushqimin, 200 vetë në urgjencë

Shqiptarët nuk heqin dorë nga zakoni për të ngrënë pa masë në festat e fundvitit. Madje, jo vetëm kaq, por abuzimi me ushqimin ka bërë që rreth 200 persona në tri ditë të paraqiten për të marrë ndihmën e parë nga mjekët e Urgjencës së Tiranës. Afro gjysma e këtyre personave janë dërguar dhe në spital për ndihmë më të specializuar. Mbi 70% e rasteve kanë qenë të sëmurë kronikë, të cilëve mbiushqyerja u ka sjellë shqetësime në zemër. Diabetikëve e ngrëna e tepërt u ka sjellë rritje të nivelit të sheqerit në gjak dhe pjesa tjetër janë helmuar. Ndërsa të tjerët kanë qenë të rinj, 12 prej të cilëve janë trajtuar pasi kanë konsumuar tej mase alkool.Prej datës 31 dhjetor deri më 2 janar kanë marrë shërbim mjekësor pranë Urgjencës së Tiranës rreth 200 qytetarë. Ky shërbim është ofruar kryesisht në përqindje më të madhe pranë banesës së qytetarëve dhe nga këta, rreth 70% e rasteve janë transportuar për shërbim më të specializuar pranë qendrës spitalore. Problemet nga alkooli kanë qenë rreth 12 raste, pjesa tjetër kryesisht intoksikacione dhe mbingarkesa me ushqime”, – pohon drejtoresha e Autoritetit Rajonal Shëndetësor, Liljana Ramasaço.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas