Kryesore, Sport

Abramovich refuzon të shesë Chelsean për 2.5 miliardë paund

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich ka refuzuar që ta shesë klubin për një shumë prej 2.5 miliardë paund. “The Times” shkruan se miliarderi rus nuk ka në plan të heqë dorë nga londinezët pavarësisht problemeve me vizën që ka në Britani.

“The Times” shkruan se numri një i “Londinezëve” që nuk ka plan ta shesë këtë klub që e zotëron që nga viti 2003, i cli mendohet të kapë vlerën rreth 9 miliardë paundsh.



Më parë pretendohej se Silver Lake, një firmë amerikane e kapitalit privat dështoi për të blerë një pjesë të pakicës së aksioneve.

Ndërkohë që “Sunday Times” raportoi se  51-vjeçari ka bashkëpunuar me një bankë e cila është e specializuar në sport, për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një shitjeje.  Raine Group ka vepruar si konsulent dhe ende nuk është udhëzuar të gjejë një blerës.

Raine Group, me qendër në Nju Jork, ka ndihmuar  Manchester City-n të sigurojë një investim prej 265 milionë paundsg nga Kina, “Media Capital” për një përqindje prej 13 për qind të klubit.

Njeriu më i pasur i Britanisë dhe mbajtësi i biletave të sezonit “Blues”, Sir Jim Ratcliffe thuhet se ka pasur një ofertë prej 2.5 miliardë paund për Chelsean, por që është refuzuar nga Abramoviç këtë verë. Kjo shifër do ta bënte klubin e tij, të dytin më të vlefshmin në Premier League, pas Manchester United. Vlera e “Djajve të kuq” shkon në 3.2 miliardë paund.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas