Weekend

‘A vdiq ai?’, e Mark Twain; Komedia shfaqet premierë në Teatrin Kombëtar

Komedia e Mark Twain “A vdiq ai?” vjen këtë të shtunë e të diel, premierë për publikun shqiptar në skenën e teatrit kombëtar, nën regjinë e Andis Gjonit dhe një kasti të mrekullueshëm aktorësh.

“A vdiq ai”, komedia e shkruar nga Mark Twain shumë vite më parë për gati 100 vite nuk i pa dritat e skenës. Regjisori Andis Gjoni vjen enkas nga Amerika për të sjellë premierë mbrëmjen e së shtunës këtë pjesë në skenën e Teatrit Kombetar”.



“Vendosa ta përkthej komedinë ‘A vdiq ai?’ për arsye se ka lidhje me piktorët, flet për sakrificat dhe përpjekjet e tyre për t’u bërë të njohur. Kjo lidhet edhe me formimin tim fillestar që ka qenë piktura, skenografia, sigurisht me humor, me penën magjike të Mark Twain. Ishte kënaqësi që ta përktheja e pastaj vendosa që ta sjell edhe në skenën e teatrit”, tha Andis Gjoni.

Gentian Zenelaj, Donald Shehu, Suela Konjari, Sokol Angjeli e shumë të tjerë sjellin të shtunën e të dielën komedinë amerikane, ku sëbashku me humorin therës, përcillen edhe shumë mesazhe aktuale me gojen e aktoreve.

“Mesazhi që përcjell pjesa është mosvlerësimi që i behet piktorëve për sa kohë që ata janë gjallë. Ata marrin vlerësime vetëm pasi janë larguar nga jeta dhe kjo është edhe ajo pjesa e humorit. Është kritika që Twain i bën shoqërisë, e cila nuk i vlerëson artistet për sa kohë që i ka, por i vlerëson vetëm pas vdekjes”,- sqaron Andis Gjoni.

Teksa duket se kjo pjesë është zgjedhur për të mbyllur sezonin artistik në Teatrin Kombëtar, debatet për godinën e saj do të vazhdojnë edhe përgjatë verës, përtej sezonit artistik.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas