Shëndeti

A prishet cipa e virgjërisë nga përdorimi i tamponit? Ja ç’thonë mjekët…

Atyre që dëgjojnë për herë të parë për tamponin, zakonisht u vijnë në mendje pyetje si: “Ku futet tamponi”, “A mund të ngecet aty”, “A mundet të humbë aty brenda dhe të mos jeni në gjendje ta nxirrni”, etj.

Por, në mesin e këtyre pyetjeve, është edhe pyetja e shoqëruar me frikë se a humbet virgjëria si pasojë e përdorimit të tamponëve.



Fillimisht duhet pasur parasysh se virgjëria ka rëndësi të ndryshme për çdo person – për disa njerëz nuk ka rëndësi fare virgjëria, e për disa ka rëndësi të madhe.

Nëse humbjen e virgjërisë e konsideroni kur prishet cipa e virgjërisë, atëherë duhet të keni parasysh se kjo cipë është shumë e hollë dhe gjendet në pjesën e parë të vagjinës.

Cipa mund të prishet edhe pa kryer seks, pra duke luajtur sporte, duke vozitur biçikletën apo edhe duke vendosur tamponin.

Mbi të gjitha duhet të keni parasysh se cipa e virgjërisë (himena) nuk duhet të përdoret si metodë për të vendosur nëse dikush është e virgjër apo jo sepse disa vajza janë të lindura pa cipë fare.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas