Politika

A po përgatitet realisht një projekt-rezolutë nga PD për kufirin Kosovë-Serbi?

Nga Tritan Shehu

A po përgatitet realisht nje projekt Rezolute per Kuvendin e Shqiperise nga PD ne lidhje me ceshtjen e “rikonfigurimit” te kufirit Kosove-Serbi?
Kete pyetje ma kane drejtuar sot per mendim gazetare, perfaqesues mediash, kolege apo dhe te tjere….
Prandaj gjykova qe te bej kete postim:
E kam theksuar dhe dite me pare se Kuvendi i Shqiperise nuk mund te qendroje pasiv perpara nje ceshtje kaq te madhe per Kosoven, Shqiperine, shqiptaret e Rajonin tone.
Aq me shume kjo kur nga partneret tane si ShBA, personalitete te tyre nuk kane shprehur asnje entusiazem per kete “projekt”, kur kane deklaruar se nuk do te behen pjese e tij.
Ndersa nga ana tjeter lideret kryesore europiane si Zj.Merkel e kane quajtur ate tejet te rrezikshem edhe per vete stabilitetin e Rajonit.
Ne te njejtat linja kane qene edhe liderat e figurat kryesore politike shqiptare ne Rajon.
Te vetmet zera zyrtare entusiaste per kete “projekt” kane ardhur nga Beogradi, qe ne te vertete ka dhe autoresine e vjeter te tij.
I vetmi qe nuk ka dhene gjykim e mendim eshte Kryeministri i yne, gje qe po te analizohet ne nje kontekst me te gjere, te ben ta klasifikosh ate si bashkeautor.
Ne keto kushte Kuvendi me institucionet e tij si Komisioni i Jashtem e deri te Seanca Plenare, duke shfrytezuar mekanizmat perkatese te tyre, duhet te vihen ne levizje, jo thjesht per te qartesuar pozicionet e cilido, por vecanerisht per te qene pjese aktive ne mbrojtje te arritjeve te mahniteshme te shqiptareve ne Rajon, ne keto 25 vite.
Politika jone keshtu do te kontribuoje perseri edhe per stabilitetin e Rajonit, si dhe per konsolidimin e pershpejtimin e proceseve integruese te tij ne BE e NATO.
Veprime te tilla tonat pa asnje dyshim shkojne paralelisht jo thjesht me mbrojtjen e terresise teritoriale te Kosoves, por dhe me vete interresat tona te gjera kombetare.
Shpresoj qe sot edhe Kuvendi i Kosoves te shprehet qarte ne mbrojtje te tyre.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas