Kryesore

A po ndotet reforma në drejtësi? Mediat amerikane: U vu nën kontrollin e socialistëve

Një ditë më parë, në rrjetet sociale pati një revoltë në lidhje me vendimin që u dha ndaj 23 të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit.

Sidomos komentuesit theksuan faktin se reforma në drejtësi po tregon se gjyqësori po vihet nën kontrollin e qeverisë.



Gjyqtarja që dha vendimin ishte bashkëshortja e një zyrtari të lartë të policisë.

Por nëse shflet sot median amerikane, do të shohësh me dhjetëra shkrime, që theksojnë se një hetim i ‘Judicial Watch’ ka zbuluar se rreth 9 milionë dollarë të takspaguesve amerikanë kanë shkuar për të përkrahur aktivistët e majtë në Shqipëri.

Nëse amerikanët janë të interesuar për paratë e tyre, që shkojnë për llogari të njerëzve të miliarderit George Soros, bie në sy fakti se aty thuhet se reforma në drejtësi kishte tjetër qëllim.

“Projekti ‘Drejtësi për të gjithë’ kishte për qëllim të forconte eficencën dhe transparencën e gjykatave në Shqipëri. Projekti kishte për qëllim që të rriste besimin e qytetarëve tek drejtësia, sipas USAID. Por Judicial Watch thotë se paratë u përdorën specifikisht për t’i dhënë qeverisë një kontroll më të madh mbi sistemin e drejtësisë”, shkruan Fox News.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas