Kryesore

A po kalon në opozitë FRD e Bamir Topit? Këshilltarja Mirela Bogdani del kundër Veliajt




               Publikuar në : 12:02 - 26/07/18 |
mapo.al

Përfaqësuesja e Frymës së Re Demokratike, Mirela Bogdani, kalon në opozitë me PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.


Ajo tha se sjellja arbitrare e Erion Veliajt me Teatrin, duke i hequr qytetit pronat publike për interesa private, ishte akti që ajo vendosi të kalojë në opozitë.

Ky vendim vjen një ditë pasi kryetari i FRD, Bamir Topi foli ashpër kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se sheh shenja diktatoriale te Edi Rama.

“Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën”.

Ndërkohë, Bamir Topi u shfaq para pak kohësh në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj duke mbjellë pemë.


Etiketa: , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas