Kryesore

A po e survejon Policia? Zbulohen lëvizjet e para të Bashës…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.



Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lidhur me këtë lajm që jo zyrtarisht është mohuar nga policia ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë, Basha ka mbledhur krerët e degëve në selia dhe kryesinë e grupit parlamentare në selinë e Partisë Demokratike.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas