Kryesore, Media

A nuk u ngopën duke shitur nënën për KLIKIME?!

Janë jo të pakta rastet kur në përpjekje për të marrë sa më shumë klikime, portalet luajnë me tituj sensacional apo me foto aspak etike. Ndaj, në rubrikën e saj të sotme, gazetarja Mira Kazhani e cila është dhe drejtuese e Tiranapost u ka drejtuar një apel kolegëve që të ndalojnë së abuzuari me misionin e tyre.

“Situata është kritike dhe para çdo ligji duhet të veprojë një kontratë morale mes nesh, pa i dhënë askujt medaljen e iniciatorit; thjesht ta bëjmë! Ndoshta do t’ia dalim! Për momentin nga portalet dhe mediat Shqipëria është qesharake dhe tragjike. Një përzierje e së bukurës, ushqimeve, intrigave dhe sidomos atyre fotove me gjak, uturimit si zogj nga zyra prokurorësh të rrëmeve personale, që sigurisht janë “njish” për klikime, por shenjë e një tumori social, që nëse nuk do e ndalojmë me ndërgjegje do bëhet edhe më keq. Ngaqë nuk kemi ne këllqe të pyesim e demaskojmë, kjo s’do të thotë që do mbijetojmë me gjakun e viktimave”, thotë Kazhani.



Dhe një iniciativë për etikën që vjen nga Tiranapost dhe kolegia Mira Kazhani

Gazetarja e njohur shkon edhe më tej ku kërkon prej kolegëve të saj gazetarë që ta “përdorim gazetarinë për të informuar, për të çjerrë maska, për të ndihmuar drejtesinë, politikën të shihet në pasqyrën tonë dhe jo ta lëmë të qetë në narcizmin e saj para lumit”. “Mediat kudo në botë sot janë pjesë e një debati të madh për atë që duhet postuar e transmetuar. Disa vende kanë bërë edhe moratoriume, si Austria. Sot, një portal (emrin e të cilit nuk po e përmend, se si ai ka pa fund dhe nuk është ky qëllimi, tek emri, por tek fenonemi) postoi foton e një një djali të ri, të shpërfytyruar, me titullin: Po shpëtonte qenin dhe përplaset me trenin. Shikoni gjendjen e të riut në spital!  A thua se i riu është një ekspozitë plagësh dhe me siguri diçka duhet të dijë portalisti që ato foto shihen, pra klikohen. Ky, a thua vallë të jetë mision gazetarie?! Dua t’i ftoj kolegët që ta ndalim këtë degradim dhe shkelje të plotë të dinjitetit të tjetrit vetëm për klikime, ose të paktën të paralajmërojmë se fotot, pamjet apo lajmi janë me përmbajtje sensitive, jo të shpallin ekspozitën e fotova pa teklif. Nuk e quaj iniciativë e Tiranapost.al, kjo as që më intereson”, shkruan Kazhani.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas