Rusi 2018

A mund të na pushojë shefi nga puna sepse shohim ndeshjet?

Prej disa ditësh ka nisur kompeticioni më i madh i futbollit, por ndryshe nga shumica e ndeshjeve, Kupa e Botës nis që në orën 2 të drekës, duke vijuar edhe në orët e mëvonshme.

Kjo do të thotë se miliona tifozë do të mbërthehen para televiziorit, por kujtojmë se ky është një orarë ku të gjithë (ose një pjesë e madhe) janë në punë.



Por pyetja që vjen pas gjithë kësaj, është: A mund të më pushojë nga puna shefi, pasi po shihja Kupën e Botës 2018 gjatë orarit të punës?

Përgjigja e thjeshtë është po, por ndoshta varet më kë është tifoz shefi dhe nëse keni fatin të jeni në të njëjtën anë.

“The Sun”, shkruan se ekspertët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, thonë se në fakt, ndeshja nuk duhet parë në ambientet e punës dhe gjatë orarit të punës.

Të ndjekurit të ndeshjes gjatë orarit zyrtar të punës, në më të shumtat e rasteve, përben një shkelje të kontratës, e kjo përkthehen me gjobë ose me largim nga puna.

Edhe pyetjes, nëse mund t’i kërkoni shefit kohë të lirë për ta parë, sërish merr një përgjigje “jo të këndshme”, pasi as këtë nuk mund ta bëni, sipas “The Sun”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas