Kryesore

A meritojnë shqiptarët një qeveri që udhëhiqet nga bandat? Studentja ‘gozhdon’ ambasadoren Vlahutin

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, e cila ndodhet në Shkodër në kuadër të Ditës së Europës, i është përgjigjur pyetjes së një studenteje shkodrane, e cila iu drejtua ambasadores me fjalët: “Ju thatë dje se shqiptarët e meritojnë Europën, por a meritojne shqiptarët të kenë një qeveri që udhëhiqet nga banda kriminale?”

Në përgjigje të pyetjes, Vlahutin u shpreh se ajo ndodhet prej 5 vitesh në Shqipëri dhe i ka ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet, por shtoi se është populli shqiptar ai që zgjedh qeverinë.



“Unë jetoj këtu prej 5 vitesh dhe kam ndjekur së bashku me kolegët zgjedhjet. Populli shqiptar zgjedh qeveritë”, tha ajo.

Ambasadorja e BE-së u shpreh se populli duhet t’i shtyjë të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi.

“Dhe ju duhet t’i shtyni të zgjedhurit të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Romana Vlahutin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas