Sociale

A kanë besim qytetarët shqiptarë tek Policia e Shtetit? Ja çfarë thotë sondazhi…




               Publikuar në : 18:42 - 25/05/18 |
mapo.al

Sipas një sondazhi të kryer këtë javë për një project 12 mujor “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri, 62% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për Policinë e Shtetit, ndërsa 26% opinion negative.


Gjetjet e Sondazhit

Mbi 60% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) kanë opinion pozitiv për punën e policisë së qarkut të tyre. Vetëm çereku i banorëve të qarkut kanë opinion negativ. Rezultate pothuaj identike vërehen në pjesën tjetër të vendit

Rreth 64% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se kriminaliteti është i ulët në zonat ku jetojnë, 23% mesatar dhe 13% i lartë. Në pjesën tjetër të vendit perceptimi për nivelin e kriminalitetit në zonat e banimit është disi më i lartë.

Në rang republike, rreth 58% e banorëve mendojnë se kriminaliteti është i ulët në zonat ku jetojnë, 26% mesatar dhe 16% i lartë

Mbi 2/3 e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) e ndjejnë praninë e policisë në zonat ku jetojnë. Vetëm çereku i banorëve të këtij qarku nuk e ndjejnë këtë prani. Rezultate pothuaj identike vërehen në pjesën tjetër të vendit

Mbi 60% e banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër) mendojnë se puna e policisë ndikon në parandalimin e vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku jetojnë. Vetëm çereku i banorëve të këtij qarku mendojnë se nuk ndikon. Rezultate pothuaj identike vërehen në pjesën tjetër të vendit

Pothuaj gjysma e tiranasve mendojnë se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve, grabitjeve, e krimeve në zonat ku jetojnë. Vetëm çereku mendon të kundërtën. Perceptimi për regimin e policisë është disi më i lartë në qarqet e tjera

 


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas