Aktualitet, Kryesore

A ka ndikuar rasti Xhafaj në Gjermani? “Të hapen negociatat për Maqedoninë, jo për Shqipërinë”

Para pak ditësh, një zyrtar i qeverisë së Angela Merkel në Gjermani, u shpreh për gazetën ‘Welt’ se Ministria e Jashtme është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Michael Roth është ministër i Shtetit dhe ishte i vetmi që iu gjend pranë kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së vështirë në Gjermani.



Por socialdemokrati ka marrë një përgjigje të ashpër të premten.

“Për negociatat vendos Parlamenti,” i është përgjigjur konservatori Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Europën në Bundestag.

Paralajmërimi i fortë vjen në kohën kur Gjermania nuk e ka ende një qëndrim të qartë.

Krichbaum thotë se është për hapjen e negociatave me Maqedoninë, por jo për Shqipërinë.

Kjo do ishte një goditje shumë e rëndë për vendin tonë.

Deputeti gjerman tha se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme.

“Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull në gjyqësor, por ato duhen zbatuar tërësisht,” thotë Krichbaum.

Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar “që shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë”.

Por çfarë nënkupton me këtë Krichbaum?

A mos i referohet ai rastit të fundit të Agron Xhafajt?

Ai nuk përmend emra konkret, por thotë se Komisioni Europian ka treguar më shumë mirëbesim tek Shqipëria.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas